TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, të bëra sot në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike.

Brok tha ndër të tjera gjatë këtij forumi se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.

Basha Fb 1
Basha Fb 1

“Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit”, deklaroi ish-eurodeputeti gjerman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb