Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nxori nga foltorja e Kuvendit një grafik, që saips tij, tregon korrupsionin në Shqipëri.

Basha iu referua të dhënave të publikuara nga “World Justice Project”, ku rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 105-të në botë për korrupsion.

“Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.


Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin meriton të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri”, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb