TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku tregon sipas tij se pse industria e bixhozit u shumëfishua gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Teksa sulmon qeverinë, lideri i PD-së thekson se Rama dhe Xhafa janë padrinot e bixhozit në Shqipëri.

Po ashtu Basha nënvizon faktin se operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ nuk i mbylli lojërat e fatit, por ky biznes u rrit me 4 herë. Lideri i PD nuk kursen me akuza edhe vëllain e kryeministrit, po ashtu edhe atë të ministrit Xhafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb