Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se pandemia është maja e ajsbergut e dështimeve 8-vjeçare të Ramës.

Basha theksoi se më 25 prill, shqiptarët do kenë edhe kryeministrin e parë europian, duke iu referuar vetvetes.

Nisida Tufa: Teksa iu pyeta për analizën e Monitorit zoti Basha mendon se ka lidhje dhe me atë çka ju deklaroni gjithmonë që ka një fshehje të numrit të vdekjeve?

Lulzim Basha: Më lejo t’i përgjigjem kësaj pyetjeje me të njëjtën pyetje. Çfarë mendoni? Si ka mundësi që në 2019 ka 6000 vdekje më shumë se ne 2018, ndërkohë që qeveria ka deklaruar 1200 të vdekur nga COVID-i? Të tjerët nga se vdiqën? A mund ti jepni ju përgjigje kësaj pyetjeje? Sepse unë nuk vij këtu që t’iu bëj ekspertin, por ama ekspertët thonë qartë që qeveria ka dështuar me pandeminë, që numri i të sëmurëve është shumë më i lartë seç deklarohej, që numri i të vdekurve është më i lartë seç është deklaruar edhe këtë e tregon edhe numri i mjekëve që janë ndarë nga jeta, infermierëve që janë ndarë nga jeta dhe natyrisht përtej jetës që është e pa zëvendësueshme kjo ka ardhur edhe me faturën më të lartë të dëmit ekonomik për çdo familje shqiptare.

Ky është një tjetër dështim i Edi Ramës në radhë e dështimeve të tetë vjeçare të tij, shpresoj shumë që mos të ketë kohe të bëjë dëme të tjera deri sa ta largojmë me 25 prill dhe një nga detyrat e mija kryesore është të korrigjoj këto dështime duke përfshirë ndihmën ekonomike direkte për familjet e prekura nga pandemia dhe duke përfshirë nja plan të qartë dhe për të bërë ç’është e mundur të paktën sa vendet e tjera të rajonit kundër pandemisë.

Nisida Tufa: Zoti Basha, ju sfidën e keni të qartë, pritshmëritë i keni shumë ta qarta dhe gjithçka po bëni e keni shpalosur, keni edhe pjesën se si do ta shpalosni ju fushatën elektorale. Nga ana tjetër unë ju pyes, a ka ndonjë frike vetë Lulzim Basha dhe cila është ajo, për procesin zgjedhor fals, për ecurinë e tij, çfarë mund ta dëmtojë 25 prillin ?

Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të dalin masivisht për të votuar sepse alternativa është fare e qartë, o Shqipëria pra shqiptarët, familjet e tyre, fëmijët e tyre o Edi Rama, nuk ka alternativë tjetër. Në qortë se është Edi Rama atëherë Shqipëria merr fund, Shqipëria zbrazet dhe shqiptarët janë të mençur, shqiptarët janë të vendosur, të gjithë, përfshirë edhe socialistët e zhgënjyer. Ndaj 25 prilli nuk do të jetë dita e Edi Ramës do të jetë dita e Shqipërisë do te jetë dita e shqiptarëve.

Nisida Tufa: Po për elektoratin gri si do ta thithni zoti Basha, atë të pavendosurin, ndikoi edhe pjesa e pandemisë edhe nuk..

Lulzim Basha: Unë nuk e ndaj elektoratin, sepse njësoj si socialistët apo demokratë kanë vuajtur edhe ata. Natyrisht shpresa, besimi, pritshmëria është që qeveria që do të dalë nga vota e 25 prillit, jo thjesht të bëjë rrotacionin politik, por të sjellë ndryshim total në mënyrën e qeverisjes së vendit, dhe këtë do të mundësoj unë, ekipi im dhe programi im.

Nisida Tufa: Çfarë mund të bënte më mirë në gjithë këtë kohë Partia Demokratike dhe opozita ose ku ka gabuar dhe që ka mbetur kaq kohë për ta riparuar dhe rregulluar sepse ju thoni që shpresoj mos të bëjë të tjera dëme mazhoranca apo kryeministri vendit, unë ju pyes në këtë formë.

Lulzim Basha: Po dëmet nuk i ka bërë prej Partisë Demokratike.

Nisida Tufa: Jo, jo, padyshim që jo .

Lulzim Basha: Në fakt çdo dëm që Edi Rama ka bërë Partia Demokratike e ka denoncuar prej fillimit.

Nisida Tufa: Por vetë opozita flas tani jo Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Këtë u ndodhem në një pozicion i cili bie në kontraditë me natyrën time për të mos u mburrur apo për të mos thënë jua thash  që parë, që më parë. Jua thash që më parë që sjellja e kriminelëve në parlament do të jetë faturë për shqiptarët, jua thash që më parë që kriminalizimi i shtetit do të thotë shkatërrim i institucioneve që do të thotë shkatërrim i ekonomisë që do të thotë që shqiptarët do të detyrohen të mbyllin qepenat, të largojnë njerëzit nga puna, të shkojnë drejt emigracionit.

Çdo betejë që Partia Demokratike zhvilloi në këto 8 vite u vërtetua se ishte një betejë e drejtë.25 Prilli në këtë kuptim do jetë ndikim I të vërtetave që ne treguam pa na u dridhur syri edhe kur nuk kishim benefite elektorale sepse unë mendoj që ajo që e dallon politikanin me integritet nga politikani oportunist  është që edhe kur e vërteta vret është më mirë të ja thuash popullit tënd troç në sy. Këtë kam bërë 8 vite me radhë. Këtë do të vazhdoj të bëj mbas 25 Prillit si kryeministër i shqiptarëve.

Nisida Tufa: Në fakt s’mu përgjigje drejtpërdrejt por, gjithsesi nisim me pyetjen tjetër.

Lulzim Basha: Jam gati të përgjigjem në qoftë se doni ta vazhdojmë.

Nisida Tufa: Ok, për çfarë  është penduar zoti Basha e gjithë këtë kohë që mund të ketë bërë diçka gabim?

Lulzim Basha: Gabime në këto 8 vite?! Padiskutim që ka pasur.

Nisida Tufa: Jo në 8 vite, flas tani, në këtë kohë por, duke shkuar drejt zgjedhjeve të 25 Prillit. Duke nisur edhe që nga djegia e mandateve apo edhe gjithçka pasojë më pas,.

Lulzim Basha: Dakord, të jemi në pyetje konkrete.

Nisida Tufa: Apo edhe vetë në organizimin  e Partisë Demokratike, në hartimin e listave, gjithçka zoti Basha pa shkuar larg 8 viteve.

Lulzim  Basha: Shiko, unë mendoj që njeriu sa herë që kthehet mbrapa mund të thotë këtë mund ta kisha bërë më mirë. Këtë mund ta kisha bërë më ndryshe por , nuk jam njeri që shoh nga mbrapa për pishman. Në qoftë se bëj një analize nga mbrapa e bëj për të përmirësuar atë që vjen përpara dhe ju siguroj që gjithçka që ne premtojmë, zotohemi, angazhojmë  të bëjmë para shqiptarëve është proçes edhe I reflektimit për  ato që mund të kishim bërë  më mirë.

Ndaj, vijmë para shqiptarëve me 25 Prill të armatosur edhe me vetëdijen, humulitetin, përulësinë që do të vijmë si një qeveri e normalitetit, pa arrogancë, pa shpërfillje, me ndjeshmëri për njerëzit dhe ç’është më e rëndësishmja me një plan  dhe jo premtime në hava që do të afektojnë jetën  e të gjithëve nga njerëzit më të varfër të shoqërisë ku do të zhdukim brenda vitit të parë mjerimin ekstrem deri tek shtresa e mesme, tek fermerët e mbi të gjitha tek rinia shqiptare ku urinë personalisht kam dhe bastin e jetës time. Basti i jetës time është që qeveria të dali nga vota e 25 Prillit. Jo vetëm do të ndalë katastrofën kombëtare të largimit të rinisë, por do t’i hap rrugë rinisë që ajo të marrë shumë shpejt fatet ekonomike dhe politike të vendit  në dorë dhe ajo do të jetë deh dita e parë e Shqipërisë Europiane.

Nisida Tufa: Zoti Basha, ju flisni shumë të sigurt për 25 Prillin që do të jetë një fitore për ju.

Lulzim Basha: Shpeshherё nё tokё tё lagur. Nё shtëpia tё rёnuara nga mjerimi, tavolina tё zbrazura nga Edi Rama, me xhepa tё boshatisur, tё zhytur deri kёtu nё borxh, tё sёmurë, tё dёshpёruar. Ky ёshtë realiteti. Prandaj 25 Prilli ёshtё vetёm njё zgjidhje. Edi Rama apo Shqipёria dhe nuk ka arsye nё botё tё besojё qё nuk do tё jetё Shqipёria dhe shqiptarёt nё 25 Prill do tё jetё dita e Shqipёrisё do tё jetё dita e shqiptarёve.

Nisida Tufa: Nuk m’u pёrgjigjët do ta kontestonit 25 prillin? Do ta pranonit çfarёdolloji rezultati? Ju jeni shumё tё sigurt.

Lulzim Basha: Nuk ka asnjё shans.

Nisida Tufa: A do tё bёj diferencёn procesi zgjedhor.

Lulzim Basha: Nuk ka asnjё shans qё Shqipёria tё varroset , qё shqiptarёt dhe fati i tyre ё mbahen peng nga nё njeri dёshtak dhe shkaktar i fatkeqёsive tё kёtyre 8 viteve. 0 shanse. Kjo ёshtё pёrgjigja  ime.

Nisida : Do tё jemi nё kёtё studio bashkё z. Basha edhe pas 25 prillit pёr tё ndjekur kёtё sinkron qё ju flisni?

Lulzim Basha: Do tё jeni nё kёtё studio, do tё jemi bashkё me ju me kolegёt tuaj pas 25 prillit dhe pёr tё ndjekur diçka tjetёr edhe ndryshimin e modelit pёr sa i pёrket medias, lirisё sё medias dhe por ndёrkohё dua t’iu pёrgёzoj dhe t’iu falënderoj qё vazhdoni qё pavarёsisht prej presioneve detyrёn dhe misionin tuaj si media, si gazetarё ju inkurajoj ta bёni.

Dhe po kёshtu dua t’iu premtoj se me qeverinё e ardhshme e me mua kryeminstёr, njё ndёr standartet tё para europiane qё do tё arrijmё do tё jetё standarti i lirisё sё medias nё çdo kuptim, sigurisht ndarje totale nga çdo lloj praktike totalitare dhe e çensurёs tё vendosur nga Edi Rama dhe nё reflektim total ndaj çdo gabimi qё mund tё kemi bёrё nё raport me median dhe me gazetarёt ne, nё tё kaluarёn. Pёr kёtё ju garantoj si kryeministri i parё europian i Shqipёrisё pas 25 Prillit.

Nisida Tufa: Z. Basha unё ju falënderoj shumё pёr kёtё intervistё , ju uroj shumё suksese nё punёn tuaj, nё programin tuaj tё cilin  ёshtё çёshtje ditёsh pёr ta mbyllur apo jo?!

Lulzim Basha: Absolutisht! Pёr ta shpallur.

Nisida Tufa: Pёr ta shpallur. Falemidnerit zoti Basha.

Lulzim Basha: Faleminderit  juve!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb