Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin e tij me çiftin e pensionistëve Sula në Tiranë.

Basha thotë se qeveria aktuale nuk ka menduar t’u rritë pensionet, ndërkohë PD do ia rrisë me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit.

Nga ana tjetër lideri i opozitës garanton se falë njerëzve si Gëzim dhe Lili Sula më 25 prill Shqipëria do të fitojë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

U takova sot me dy pensionistë në Tiranë, Gëzim dhe Lili Sula dhe bisedova me ta për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Ata më shprehën trishtimin që pensionet e ulëta që marrin nuk i lejojnë të bëjnë një jetë normale. Ilaçet janë të shtrenjta, faturat e energjisë dhe ujit u përgjysmojnë pensionin, çmimet e ushqimeve janë rritur shumë. Për 8 vjet qeveria nuk ka menduar për të rritur pensionet e tyre.

Bashkë folëm dhe për programin ekonomik të PD. I njoha me angazhimin dhe punën tonë të gjatë për të hartuar programin, i cili  do të rrisë pensionet me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit.

I sigurova se nuk po dëgjojnë premtime boshe, por angazhime serioze të mbështetura në plane të hollësishme pune.

Falë njerëzve si Gëzimi dhe Lili, më 25 prill Shqipëria do të fitojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb