Një ditë pasi priti në një takim kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike detaje nga biseda me të.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha theksoi se i kishte shprehur mirënjohje Contes për kontributin që Italia i ka dhënë vendit tonë sa i takon luftës kundër krimit. Po ashtu Basha shtoi se “Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim”.

“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”, shkruan Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: