Kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar se Kosovës do i vendoset infrastruktura portuale në dispozicion në Shqipëri duke pasur një pjesë të portit detar si territor të saj.

Në fakt, Basha nuk jep më shumë detaje se në cilin port do të ketë Kosova territor edhe pse një gjë të tillë ditën e djeshme.

Basha sot u ndal në Mitorvicë ku takoi kryebashkiakun Agim Bahtirin dhe u ka bërë thirrje veçanërsisht qytetarëve serbë të Kosovës të shohin drejt së ardhmes, dhe jo fantazmës të së shkuarës që ua sjellin disa politika kur i përdorin për qëllime politike.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

 

Me kënaqësi të veçantë u riktheva sot në Mitrovicë, ku kam privilegjin të jem qytetar nderi dhe të takohem me Kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri.

 

Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

 

I shpreha mirënjohjen z. Bahtiri për dimensionin kombëtar të qëndresës së tij, në emër të banorëve dhe qytetarëve të Mitrovicës, kundër copëtimit të Kosovës, plan i cili do të niste me copëtimin e qytetit të Mitrovicës.

 

Në këtë kuadër, jam krenar që Partia Demokratike dhe unë personalisht, i jemi bashkëngjitur qëndrimit të drejtë të Kosovës për ruajtjen e tërësisë territoriale, si parakusht i vazhdimësisë së sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës, investime të lara me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të Kosovës, investim i SHBA, BE e partnerëve euroatlantikë.

 

Dialogu me përfundim njohjen respektive mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është interesi më i mirë për shqiptarët, serbët dhe gjithë rajonin.

 

Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Komunën e Mitrovicës në kapacitetin tim si Kryetar i Bashkisë, kur kontribuam në fondin e rindërtimit të shtëpive në veri, por natyrisht kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim do të shumëfishohet nesër, kur qytetarët të na besojnë drejtimin e vendit. Qytetarët serbë të Kosovës duhet të shohin drejt së ardhmes, dhe të shkëputen nga fantazmat e së shkuarës, që ua sjellin politikanë të caktuar, sa herë duan t’i përdorin për qëllime politike.

 

Jam i lumtur dhe ndihem krenar sot po ashtu, që pata nderin t’i bashkohem nismës së Kryetarit të Mitrovicës dhe familjes Boletini në vitin 2015, për të realizuar amanetin dhe rikthyer në shtëpinë e tij Isa Boletinin në Boletin.

 

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, ritheksova angazhimin tim për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit. Sikundër ndërtuam rrugën që afroi shqiptarët me njëri-tjetrin, kemi gati një plan të plotë ku prioritet është infrastruktura, duke përfshirë infrastrukturën portuale, që do të vëmë në dispozicion të Republikës së Kosovës, që do të thotë që Kosova do ta ketë një pjesë të portit si territor të saj në të gjithë aspektet, përfshirë administrimin fiskal, doganor etj.

 

Po kështu edhe në fushën e energjisë ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili duhet shfrytëzuar.

 

Bashkëpunimi mes qeverisë së drejtuar prej meje dhe Kosovës, nuk do të jetë në letër dhe as për shoë propagandistik, por do të jetë konkret, dhe që do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb