VLORË

Kreu i PD Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama për 8 vite ka nëpërkëmbur Vlorën dhe gjithë vendin. Gjatë vizitës së sotme në qytetin bregdetar, Basha tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe se kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Jam i mrekulluar nga pritja. Lista e Vlorës njësoj si lista e Shqipërisë i mbërthen të gjitha kualitetet. 8 vite me radhë Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe Shqipërinë. në vend të 300 mijë vendeve të punës ka pllakosur kriza. Emigracioni në Vlorë në përmasa të frikshme. Sipërmarrja vlonjate e ndjen këtë. Ka ardhur koha për ndryshim. Kjo që dëgjoj dhe prek kudo nuk është thjesht kërkesë për ndryshim, ndryshimi po vjen. E prek kudo dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Kjo betejë nuk është për Bashën apo Ramën, por është për shqiptarët, për të rinjtë që kanë kthyer sytë nga emigracioni, por që duhet t’i mbajmë këtu. Kjo është një betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj jemi bashkuar”, u shpreh kreu i PD.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: