Kreu i PD, Lulzim Basha ka një mesazh në 22-vjetorin e Masakrës e Reçakut.

Basha thotë se plaga e masakrës së vitit 1999 ku vdiqën plot ku vdiqën 45 shqiptarë nga regjimi serb është ende e freskët dhe dhimbjet ende s’janë fashitur.

Ai kërkon drejtësi që historia e gjenocidit mos përsëritet, as të harrohet dhe as të tjetërsohet.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot  masakrën e Reçakut. Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën. Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb