TIRANE

Roland Hasa personi i përmendur sot kryedemokrati Lulzim Basha në deklaratën për mediat, është oficeri i policisë gjyqësore që firmosi me iniciativë, ndalimin e ish deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Në proces verbalin e siguruar nga “BalkanWeb” e që mban firmën e oficerit të policisë gjyqësore, Roland Hasa, akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit Spahia, janë “ kundërshtim i punonjësit të rendit publik” “goditje për shkak të detyrës” mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “shkatërrim i pronës me zjarr”, “prishja e qetësisë publike” si edhe “dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore” akuza të cilat Bardh Spahia nuk i ka pranuar, duket firmosur procesverbalin e ndalimit.

Dokument

Ndalimi i tij është bërë me iniciativë të oficerit të policisë gjyqësore, Roland Hasa, ndërsa do të jetë prokuroria e cila do të vendosë nëse ky ndalim është apo jo i ligjshëm.

Ish-deputetit Bardh Spahia u ndalua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte nisur për të marrë pjesë në emisionin ‘Open’ në Top Channel. Burime për “BalkanWeb” thanë se për arsye sigurie ish deputeti demokrat ka qëndruar në mbrëmje në drejtorinë e policisë në Tiranë, dhe mëngjesin e sotëm është transferuar në policinë e Shkodrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb