Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga takimet e tij në Kurbin teksa thekson se qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës.

“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. #ZgjedhimTëArdhmen”, deklaron Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb