HELSINKI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka çuar kauzën e opozitës deri në PPE. Me sa duket ai ka marrë mbështetje nga Partia Popullore Europiane për vettingun në politikën shqiptare.

Në një postim në Twitter, Basha thotë se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi.

“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki. Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredWeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. #up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, shkruan Basha.

Basha Twitter
Basha Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb