TIRANE

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar artistëve dhe qytetarëve që qëndrojnë para Teatrit Kombëtar, që mbrojnë kauzën kundër shembjes së tij.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm, ndërsa e etiketoi Erion Veliaj si ‘oturak’ të kryeministrit Edi Rama.

Mes të tjerash Basha tha se teatri është vija e fundit që ndahet nga diktatura.

“Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm. Këshilli është ineksiziten, i paligjshme. Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punës, batërdia do të vazhdoj. Zgjedhjet do të vazhdojnë. Kjo dhunë, kjo vjedhje, grabitje, zhvatje e pronave të shqiptarëve, ka një dhe vetëm një emër; Edi Rama.”, -tha Basha. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës. PD ka qenë pranë artistëve në çdo sekondë. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve që të mbrojnë këta njerëz. Po mbrojnë shumë më shumë se sa një godinë. Po mbrojnë vijën e fundit, pas së cilës vjen diktatura.”, -tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: