Në një komunikim nga Korça, Edith Harxhi i bëri thirrje anëtarëve t’i bashkohen riorganizimit pa kushte dhe në mënyrë të ndershme dhe se vota është ajo që do të caktojë fituesit.

“Si e deleguar nga Komisioni i Rithemelimit në Tiranë për të kryer riorganizimin e degës Korçë një degë e madhe kjo me afërsisht 18 grupseksionesh dhe po mundohemi për tu bërë riorganizimi i plotë në çdo pjesë të strukturës Korçë. Jam e sigurt që me angazhimin e gjithë anëtarëve të PD dega Korçë me këtë rast po i bëj thirrje anëtarëve kudo që ata janë pa asnjë lloj ndasie ti bashkohen riorganizimit pa kushte dhe në mënyrën më të ndershme, vota do caktojë fituesit por ne të gjithë do jemi fitues për arsye se fituesi nuk do të jetë më në bazë të statusit tonë vetëm një individ por do të jemi të gjithë anëtarësia. Ky riorganizim i prin organizimit të ardhshëm që do të kemi pas disa muajsh për përgatitjen e primareve për kryetar të bashkisë Korçë, por natyrisht që do vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme. Bashkimi dhe vota janë dy çështjet kryesore që PD do nderohet në të ardhmen”, tha ajo.

Pyetje: Thuhet që ka pasur përplasje mes kandidatëve që duan të marrin postin e kryetari të PD Korçë, sa jeni në dijeni?

Harxhi: Deri tani ne nuk kemi asnjë kandidat për postin e kryetarit të degës së PD Korçë dhe unë ftoj gjithë anëtarësinë që përmbushin kriteret që të bëhen pjesë e këtij procesi

Vota në mënyrë transparente do jetë ajo që do përcaktoje fituesin, deri tani s’ka pasur asnjë kandidat por vetëm fjalë dhe unë nuk do doja të bazohesha te fjalët e vogla, nuk janë zyrtare. Do ju bëj apel kundërshtarëve në Korçë që PD po rikthehet fuqishëm dhe të matin forcat me ne së shpejti.

Pyetje: Një grup deputetësh vazhdojnë ti jenë besnik ish kryetari Lulëzim Basha, në këto kushte a flasim për një PD të fortë?

Harxhi: Lulëzim Basha tashmë është i dorëhequr pavarësisht se ishte i shkarkuar më parë. Nuk kam asnjë dilemë që Lulëzim Basha do jetë pjesë e gjithë anëtarësisë, dera do të jetë e hapur nesër do të jetë natyrisht, dera është e hapur për çdo kënd, për deputetët natyrisht ata kanë filluar bisedimet, kanë filluar të hynë në panelet grupet tona të punës, janë gjithmonë të ftuar në çdo rast sepse janë një trupë legjitime me votën e qytetarëve. Bashkimi vjen vetëm nëpërmjet votës, ai nuk vjen në asnjë mënyrë nëpërmjet përçarjes dhe ky bashkim bëhet i mundur vetëm nëpërmjet asaj që provuan anëtarë, frymës, këtë frymë e ngritën foltoret që nxorën në pah atë që i mungonte shqiptarëve, shpresën, shpresën për një PD të fortë. Kush dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi mund të jetë, nëse jo është zgjedhja e tyre personale.

Nuk ka përçarje, anëtarësia ka reaguar mjaft mirë. Mbledhjet e grupit parlamentar do të vazhdojnë njësoj bashkimi i anëtarësisë nuk përçahet nga 2 apo 3 individë.

Pyetje: Lulëzim Basha mund të jetë kandidat për president, e shikon komisioni i rithemelimit kandidat të mundshëm për president?

Harxhi: Komisioni i Rithemelimit nuk ka diskutuar asnjë lloj kandidature, aq më tepër për Bashën, një mendoj se ka vend për diskutim. Sa i përket Bashës president unë personalisht nuk do doja të merresha me shaka të tilla.

Pyetje: Ka negociata për grupet?

Harxhi: Nuk ka negociata, me gjithë respektin për Alibeajn, ai duhet ta kuptojë që liria dhe vota e lirë janë ato që përcaktojnë në çdo moment të ardhmen e një institucioni politik. Nuk mund të ketë asnjë bashkim dhe asnjë negociatë me kushte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: