TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin europian të këngës dhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH, z. Martin Leka.

Z. Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.

Pas suksesit në “The voice of Italy”, ku Elhaida Dani u shpall fituese, festivali europian i këngës ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë është një tjetër sfidë për të.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: