KUKES- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Kukësit ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, për qytetin e Kukësit kjo forcë politike do të kandidojë me Bashkim Shehun.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Kukësit, Basha tha se me fitoren e Partisë Demokratike do të bëhet rishikim i ndarjes territoriale.

Duke u ndalur tek situata në vend, dhe qeverisja aktuale e PS-LSI, Basha tha se “S’do ta dorëzojmë shpirtin tek dyshja Rama-Meta, të cilët nxitën eksodin”.

Basha është ndalur tek situata e rëndë ekonomike që ka pllakosur vendin ku mijëra familje kanë marrë rrugën e emigrimit pasi e kanë të pamundur të sigurojnë mbijetesën.

“Kujt i thotë ky me demek kryeministër, se situatën e gjeti kështu? Në Kukës ai prodhoi mjerimin, në Kukës ai ngriti krimin dhe korrupsionin monument, në Kukës ai shkaktoi eksodin më të egër në 25 vite. Me mijëra familje nuk i kemi më mes nesh sepse kjo qeveri e pashpirt nuk u la asnjë rrugë, shteg, asnjë mundësi tjetër përveç largimit nga shtëpitë e tyre, i nisi me rrobat në shpinë, me fëmijët e vegjël në duar e krahë drejt kurbetit. Kjo është vepra, mynxyra e zezë e keqqeverisjes së Edi Ramës e Ilir Metës. Sot, si çdo mëngjes në këto dy vite të qeverisjes së tyre, me mijëra fëmijë janë çuar nga gjumi në shtëpitë e kuksianëve duke gjetur tavolina të zbrazura, prindër kokulur, pa asnjë të ardhur, mijëra familje të zhytura në borxhe deri në fyt, qindra, mijëra biznese në Kukës e mbarë Shqipërinë që shohin se si konsumatorët kokulur gërryejnë xhepat për kacidhet e fundit, që shohin se si listat dyfishohen, siç dyfishohet mjerimi, siç dyfishohet varfëria, papunësia në Shqipërinë e keqqeverisur nga dyshja e makutëve Rama-Meta. Dhimbja e vogëlushëve kuksianë, dhimbja e kryefamiljarëve kuksianë, dëshpërimi i rinisë kuksiane, së cilës me arbitraritet dhe urrejtje të madhe raciste i mbyllën edhe Universitetin e Kukësit, është arsyeja kryesore pse ju jeni përbashkuar kaq shumë rreth ofertës sonë të re, rreth alternativës sonë të re, rreth shpresës që sjell Partia Demokratike në këto zgjedhje, me alternativën tonë. Kurrë më parë nuk kemi patur një qeveri kaq të papërgjegjshme, kaq të paaftë, kaq të pashpirt për t’iu përgjigjur kërkesave elementare të shoqërisë dhe popullit të saj. Puna, mirëqenia, zhvillimi janë e duhet të jenë parafjala e çdo qeverie por kjo qeveri ka të tjera kryefjalë, ka kërbaçin për të pamundurit, ka gënjeshtrën dhe pabesinë për votuesit e saj, të cilëve u premtoi ulje të çmimit të energjisë, ndërkohë që e ngriti atë, të cilëve u premtoi ulje të çmimit të karburantit por e çoi në stratosferë, të cilëve u premtoi taksa të ulëta për 97% të shqiptarëve, kur sot 100% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, taksa të cilat zhduken në xhepat korruptivë të dyshes Rama-Meta dhe klientëve të pushtetit të saj në Kukës e Tiranë, taksa të cilat nuk kthehen në projekte mirëqenie. Edi Rama dhe Ilir Meta thonë se jemi në rrugën e duhur dhe unë i besoj se ata janë në rrugën e duhur për veten pasi pasuritë e tyre shtohen ditë për ditë”, theksoi Basha.

Nga Kukësi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar Edi Ramës dhe Ilir Metës se pavarësisht sa lekë nga paratë e shqiptarëve kanë futur në xhepat e tyre, këto dy vjet nuk do të mund të blejnë votën dhe shpirtin e qytetarëve që sot i kanë zhytur në varfëri. Mashtrimi i premtimeve të tyre, theksoi Basha, u doli boja.

Bashkimi i shqiptarëve në 21 qershor do të mundësojë kthimin e shpresës për qytetarët dhe largimin e së keqes.

“Zgjidhja, miqtë e mi është bashkimi, bashkimi me votë i kuksianëve dhe shqiptarëve në 21 qershor, bashkimi kundër papunësisë, kundër padrejtësisë, kundër kërbaçit në dorën e qeverisë dhe lakut në fyt në familjet kuksiane dhe të Shqipërisë. Me votën tuaj në 21 qershor, ne kemi në dorë t’ua heqim njëherë e përgjithmonë kërbaçin nga dora këtyre boshibozukëve dhe jam i sigurt se do ua heqim. Ne kemi në dorë të heqim lakun nga fyti i familjeve të pamundura e ta vendosim atë në qafën e qeverisë së pashpirt Rama-Meta, për ta rrëzuar, për ta përmbysur me votën popullore, me votën tuaj”, deklaroi lideri i opozitës Lulzim Basha.

PERBALLJET NE 61 BASHKI
BASHKITE E majta E djatha

QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – Voltana Ademi
PUKE
Gjon Gjoni – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – Gëzim Vata

QARKU DIBER
BULQIZE
Melaim Damzi (LSI) – I papercaktuar
PESHKOPI
Shukri Xhelili – Ilir Krosi
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani

QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – Elez Maçi

QARKU DURRES
DURRES
Vangjush Dako – Grida Duma
SHIJAK
Ardian Kokomani – Redi Saraçi
KRUJE
Artur Bushi – Hamdi Pasha

QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – Fadil Brazhda
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
Sajmir Hasalla (PDIU) – Albert Kreci
CERRIK
Altin Toska (LSI) – Qamil Boja
GRAMSH
Luljeta Dollani – Kodhel Cala
PERRENJAS
Miranda Rira (LSI) – Bajazit Karriqi

QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – Enkelejd Alibeaj
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
Shyqyri Kapllani (LSI) – Agron Kapllanaj
QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – Gjergji Mero
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta
BILISHT
I papercaktuar – Bledion Nallbati
POGRADEC
Diana Mile (LSI) Eduard Kapri
KOLONJE
Arben Malo (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
Edmond Themelko (P.Maqedonase) – Mihallaq Apostollofsk

QARKU BERAT
BERAT
Petrit Sinaj (LSI) – Kasem Mahmutaj (PR)
URA VAJGURORE
Erjon Kerri – Bujar Hoxha
SKRAPAR
Nesim Spahiu (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
Adriatik Zotaj – Florian Qama
KUCOVE
Selfo Kapllani (LSI) – Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar – Arqile Decka
KELCYRE
Klement Ndoni Gentian Muhameti
LIBOHOVE
Luiza Mandi Altin Como
MEMALIAJ
Durim Rroshi Sadik Xhelili
PERMET
Gilberto Jace Niko Shupuli
TEPELENE
Termet Peci I papercaktuar

QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – Fran Frrokaj
KURBIN
I papërcaktuar- Altin Biba
MIRDITE
Ndrec Deda – Gjergj Prenga
QARKU TIRANE
TIRANE
Erion Veliaj – Halim Kosova
Te pavarur: Gjergj Bojaxhi, Arben Tafaj, Sazan Guri
KAMEZ
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
VORE
Luan Sallaku (LSI) – Fiqiri Ismaili
RROGOZHINE
Beqir Nuredini (PDIU) – Eqerem Deliu

QARKU VLORE
VLORE
Dritan Leli – Genc Deromema
DELVINE
Rigels Balili (LSI) – Durim Alinani
FINIQ
I papercaktuar – I papercaktuar
HIMARE
Gjergji Goro – Lefteri Prifti
KONISPOL
Mimoza Arapi (PDIU) – Malo Myrtaj
SARANDE
Floriana Koka – Kreshnik Bozho
SELENICE
Kasem Cenaj – Perparim Shameti

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb