Kreu i PD, Lulzim Basha pas Kavajës është pritur me entuziazëm të madh edhe në Lezhë.

Shumë qytetarë kanë pritur Bashën në rrugë, teksa ai i ka garantuar se në qeveri do i ndihmojë. Një surprizë të këndshme i kanë bërë dy simpatizantë liderit demokrat, duke ia shtruar rrugën në fillim me sheqer.

Për Bashën tashmë në betejë shqiptarët janë bashkë, dhe për të më e mira do të bëhet.

”Janë paratë tuaja, i kanë çuar tek një grusht njerëzish. Do të bëhet më e mira, do ju ndihmojmë. Të paktën gjatë pandemisë do ju ndihmojmë me shpenzimet.

E para që duhet të lagojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin. Duhet vullnet, duhet vetëm një qeveri që mendon për njerëzit, jo për veten.

Jemi të gjithë bashkë. Ju ftoj të bëheni bashkë me ndryshimin në 25 prill, që Lezha të fitojë, fermerët të fitojnë.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb