TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka përsëritur disa herë epitetin ‘hajdut’ për kryeministrin Edi Rama gjatë deklaratës së tij para mediave sot.

Basha tha se projekti i Unazës ështën jë megavjedhje dhe Rama është autori i saj. Duke analizuar çështjen, kreu i PD u shpreh se afera është negociuar nga kreu i qeverisë dhe se është shkelur çdo ligj i mundshëm.

“Në 317 banesat që kërcënohem me prishje të paligjshme nga Rama. Mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse është një tragjedi jo vetëm për mijëra banorë, por vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda. Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare e hajdutëve me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime e gënjeshtra me shpresën se do arrijë të triumfojë antiligji dhe ai të kryejë një vepër barbare me prishjen e shtëpive dhe mbushjen e xhepave të tij.
Afera është e Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur”, theksoi kreu i PD.

Ai tha më tej se kjo është një vjedhje rekord duke llogaritur 2 mijë euro për ‘një gisht’ asfalt. Basha deklaroi se i pari është shkelur ligji i prokurimeve dhe se çmimi është rekord.

“Le ta nisim me vjedhjen rekord, 2 mijë euro për 1 cm të kësaj rruge. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja. Si po e bën këtë? Së pari e gjithë skema e tenderimit është korruptive, nuk ka pasur garë. Një projekt është adaptuar nga ARRSH e cila gjoja ka hapur tender dhe në fund mbetet e vetmja ofertë. Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm në kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Shumë rekord për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje, megahajdutërie me Edi Ramën autori. I gjithë procesi i prokurimit është bërë u miratuar ligji”, u shpreh kreu i PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb