TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ngritur dyshime të forta se projekti i Unazës së Madhe favorizon objekte të krimit të organizuar të lidhur me ish-deputetë socialistë.
Basha u bërgjigj në “Real Story” edhe për firmën “Victoria Invest”, për të cilën maxhoranca deklaroi se është e lidhur me të.

“Nuk kam informacion fare, por ajo që shoh është se ka favorizim të disa objekteve, do marr informacion të plotë. Ka një pretendim akoma të paverifikuar nga opozita që po mbrohen objekte tregtarë të personave të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësues në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Nuk po e them emrin sepse duhet ta verifikojmë. Ky është standardi që kam vendosur dhe do ta ndjek.
Mospërmendja e emrit të një kompanie është tezë e qeverisë. Deklarata e PD i ka përmendur të gjitha kompanitë me emër, një për një, përfshirë Viktoria Invest, mbi të cilin është ndërtuar ky thashethem. Kjo është tezë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga qëndresa që ne po bëjnë. Natyrisht kjo nuk është një qëndresë ndaj çdo kompanie që lidh kontratë shtetërore, por ndaj kujtdo që ne mendojmë se ka abuzime, se këto bëhen me dashje pjesë e zhvatjes së parave publike me skemën korruptive. Për këtë arsye, PD i ka përmendur të tria kompanitë dhe atë tjetrën që është futur për të justifikuar mungesën e garës dhe ku padyshim në logjikën e çdokujt është e qartë se aty ka korrupsion, paratë ndahen mes përfituesit të tenderit dhe dhënësit të tenderit”, deklaroi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb