TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv. Sipas Bashës, shpronësimi i banorëve që preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj.

E treta është transparenca. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb