Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjete sociale, foto nga takimi i sotëm me të rinjtë, në kuadër të zgjedhjeve të kryetarit të ri të FRPD.

Basha, teksa publikon fotot nga takimi, shkruan se sot ishte një ditë e bukur, mes të rejave e të rinjve.

Ai thotë se të rinjtë e FRPD janë forca dhe frymëzimi i tyre, e që me vendosmëri kanë zgjedhur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Një ditë e bukur mes të rinjve dhe të rejave në prag të zgjedhjeve të Forumit Rinor. Të rinjtë e FRPD janë forca dhe frymëzimi i familjes tonë politike, që me vendosmëri kanë zgjedhur të ndërtojnë një të ardhme më të mire.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: