TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar foton e një burri që shet banane me një karton në dorë, ku ka shkruar një pyetje.

Basha thotë se personi në foto është Rustemi, i cili shet banane por i kanë vendosur 7 gjoba dhe i kanë sekuestruar 3 herë arkën.

“Rrustemi, i cili ushqen familjen ndershmërisht duke shitur banane e të cilit i kanë vendosur 7 gjoba e sekuestruar 3 herë arkën me banane, ka një pyetje për të gjithë”, shkruan Basha, ndërsa në pankartën e Rustemi shkruhet: “Pra, Kur ligjin e shkelim ne, quhet Krim! Kur e shkel qeveria, quhet Politikë?”.

Bashaaa fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: