Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një foto në rrjete sociale ku tregon statistikat e rritjes së pagave të mësuesve, në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet (periudha 2005-2013) dhe gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste (2013-2021).

Sipas Bashës, rritja e pagave të mësuesve, gjatë pushtetit të kryeministrit Rama ka mbetur në vendnumëro, ndërsa gjatë qeverisjes së PD-së, sipas tij, paga e tyre u dyfishua.

Postimi i plotë i Bashës:

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët.

Statistikat E Pd
Statistikat E Pd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb