TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh tjetër, që sipas tij, tregon dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas krye demokratit, në tetë vite qeverisje Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha.

Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

TEKSTI I VIDEOS:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…
As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt,
Aq sa keni trefishuar pasuritë
Keni rritur taksat dhe borxhin publik.
Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.
Keni kriminalizuar politikën.
Keni kanabizuar vendin.
Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.
Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.
Jo, nuk do të harrojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb