Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria fsheh numrin e të vdekurve dhe të infektuarve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ lideri i opozitës tha se po të zbatoheshin 5 pikat e planit të PD, vendi do të ishte në një tjetër situatë.

“Nëse Edi Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika të 29 shtatorit, 2500 testime në ditë, fonde për shëndetësinë, rimbursimin e mjekimit ambulator, gjendja do të ishte shumë më e mirë. Plani i PD ka 5 hapa. Pika e parë është; Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor që përfshihet; Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë dhe rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID. Nuk është bërë asgjë për këtë. Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore. Profesorët e nderuar kanë thënë se nuk kanë kapacitete të majftueshme për të trajnuar. Nuk kanë trajnuar mjekët. Edhe sa jetë njerëzisht duhet të humben?! Ne i fshehim shifrat (qeveria). Këtë s’ta them unë, ta thonë ekspertët. Ti dhe unë dhe kolegët e tu jemi të vetëdijshem për njerëz në rrethin tonë familjarë, të miqve, të të njohurve që kanë vdekur nga COIVID dhe s’janë regjistruar si të tillë. Mos më thuaj jo. Ky është fakt. Shifrat tona zyrtare nuk janë të sakta, Testimet janë mbajtur të ulëta, për të mbajtur të ulëta shifrat e vdekjeve dhe infektimeve. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin për shkak të kësaj neglizhence?!”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb