TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka bashkëbiseduar sot me gazetarët duke folur për situatën në vend ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se Rama nuk gjen kohë për qytetarët që i adreson në internet por ama ulet gju më gju me kriminelët.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës gëzohen për skandalet e njeri-tjetrit.

“Plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Cyrbjas u gëzua Xhafajt. Plasi i Ballës, u gëzua Cyrbja, plasi skandali i Bibës, u gëzuan këta të gjithë”, tha kreu i PD-së.

Ai e quajti tallje reagimin e kryeministrit për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe madje e akuzoi Ramën se pas aktit qëndron bashkëqeverisja e tij me kriminelët.

“Tallje është twitteri i Edi Ramës. Të gjitha provojnë se pas këtij akti kriminal që ndron bashkëqeverisja e Ramës me krimit”, u shpreh Basha.

Për kryedemokratin, i turpshëm është edhe reagimi i kryeprokurores Arta Marku. ‘I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i prokurorisë. Përvec deklaratave duhet ë nisë një hetim gjithëpërfshirës. ‘- u shpreh Basha ndërsa duke u ndalur në njoftimin e policisë në lidhje me ngjarjen, basha e konsideroi atë një njoftim kriminal.

‘Të gjitha provojnë se qëndron bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Deputeti Çyrbja në përgjime me bandën e Shullazit iu referua bandës si ‘ne’. Edhe sot prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme. Duhet të kishte mbërritur kërkesa në Kuvend për arrestimin e Çyrbjes nëse Rama do i linte kukullat e tij në prokurori të bënin punën.’ -U shpreh më tej Basha .

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb