Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj me vetëdije kanë shkelur ligjin.

Sipas Bashës ngritja e Komisionit Hetimor është një detyrim për të çuar përgjegjësin para drejtësisë, ndërsa shtoi se Rama gjithashtu po përpiqet të ndalë hetimet për inceneratorët.

Ai gjithashtu theksoi se PD është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë dhe se do të marrë të gjitha hapat që të nisë sa më parë puna për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit për çështjen Beccheti.

“Këtë dëm të madh e kanë bërë 3 persona të cilët sot përpiqen të fshihen pas vendimit duke e deklaruar vendimin top-sekret. Por vendimi është në internet dhe një vendim në internet nuk mund të jetë një vendim top-sekret.
Ndaj kuptohet qartë që edhe mbyllja e medias së Bechettit ka qenë e motivuar politikisht dhe vendimi është marrë me vetëdije që të shkelet ligji për qëllime politike. Ndaj për këtë arsye përgjegjësia është e qartë, është e Edi Ramës e Erion Veliajt dhe e Engjëll Agaçit siç është specifikuar edhe në kërkesën tonë për komisionin hetimor. Emrat e tyre janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë të rreshtuar për demin e madh që inë bërë interesave të shtetit shqiptar, interesave të taksapaguesve shqiptarë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe sa i përket investimeve të huaja dhe sa i përket lirisë së medias duke u shprehur në përfundime se: “Vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i nj fushate politike kundër Bechetit”- thotë Gjykata e Arbitrazhit në Shtetet e Bashkuiara të Amerikës. Ky është citim. Pra janë presionet e Edi Ramës , Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit që na kanë dhënë këtë faturë marramendëse që bashkuar me paaftësinë, korrupsionin, koncensionet, PPP-të që e kanë rreckosur këtë shtet e bëjnë të detyrueshme, të paevitueshme ngritjen e Komisionit Hetimor për të çuar përgjegjësit aty ku e kanë vendin.
Sepse ky që sokëllin, që do të ndalë këtë komision, jo sepse dëmton interesin e shtetit shqiptar , por sepse e ndihmon interesin e shtetit shqiptar, por dëmton interesat e tij , që për një luftë personale i ka hapur një tjetër gropë prej 120 milionë euro qytetarëve shqiptarë, arkës së shtetit , buxhetit të shtetit”- tha Basha.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: