TIRANE- Mbyllja e disa shkollave në vendin tonë për këtë vit arsimor, kryesisht klasa kolektive, është bërë “mollë sheri” mes mazhorancës dhe opozitës. Pas deklaratave të deputetëve demokratë për shkollat e mbyllura, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha.

Teksa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit lidhur me qëndrimet e opozitës, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha thotë se Rama është “kukulla e krimit dhe politikan i dështuar”.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb