Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama dhe Rilindja janë të kapur nga krimi.

Basha theksoi se kontratat koncesionare janë krimi më i madh që ka bërë Edi Rama, ndërsa ka shtuar se ky krim qeveritar po bën që vendi të shkojë drejt destabilizimit.

Rama bën vetëm aktivitet kriminal qeveritar. Aktiviteti kriminal i qeverisjes së Ramës ka bërë që papunësia dhe varfëria te shqiptarët të jetë në trajta shqetësuese. Koncesionet po sjellin dëme mbi paratë publik. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë duke e kaluar tek privatët për dhjetëra vjet.

Koncesionet do të paralizojnë të gjitha financat publike dhe do të bëjnë të pamundur politika për qytetarët si punësimi, rregullimi, etj. Rama i ka shkaktuar ekonomisë një lemeri, me kontratat afatgjata që ka nënshkruar me kompani.

Së treti, veprimet kriminale të Ramës kanë bërë që të shkatërrohet ekonomia normale, është vrarë konkurrenca. Kjo sepse koncesionet janë dhënë për miqtë e kryeministrit.

Së katërti, Rilindja është e kapur nga krimi dhe interesat e privatëve. Politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese, nga vjedhja e zgjedhjeve derite pastrimi i parave masiv. Këto sjellin rrezik për destabilizilimin e vendit. Aktivitet e shtuara kriminale në vend dhe jashtë janë të lidhura me politikat. Krimi ka kapur politikën dhe ky do të jetë destabilizimi total i vendit,”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

Ky aktivitet kriminal qeveritar ka sjellë dhe po sjell pasoja shkatërruese për vendin. Do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike, shoqërore dhe politike.

Së pari, politikat kriminale të koncesioneve po sjellin dëme kolosale mbi pronën publike dhe paratë publike. Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetra vjet.

Së dyti, ato do të sjellin bllokimin e politikave ekonomike të qeverisë.

Koncesionet do të paralizojnë gjithë financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktohen që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendës që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojnë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa patur mundësi të bëjë asgjë tjetër vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhejtra vjet. Taksapaguesit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetra vitet e ardhshme klientët e EdI Ramës.

Së treti, veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrimin e konkruencës në treg dhe të ekonomisë së lire .

Të githa koncesionet janë monopole afatgjata, që vrasin konkurëncën në fushat ku janë dhënë. Në transport, në shëndetësi, në menaxhimin e mbetjeve, në arsim, në energji dhe kudo nuk do të ketë më vend për sipërmarrje,. nuk do të ketë më vend për biznesin e vogël dhe për asgjë tjetër.

Së katërti, politikat kriminale ekonomik të Edi Ramës do të sjellin shkatërrimin e proceseve politike përmes kapjes së politikës nga këto interesat private.

Sot, e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur nga krimi dhe interesat private. Të gjitha politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër politike.

Por koncesionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë, gjithashtu, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për destabilizmin politik të vendit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: