TIRANE – Për kreun e PD-së Lulzim Basha, vendimi i ERE-s për çmimin e energjisë elektrike është një krim që godet më të pamundurit. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se “rritja e çmimit të energjisë do ta thellojë krizën ekonomike dhe do t’i zhysë edhe me thellë shqiptarët në varfëri dhe papunësi”.

“Rritja prej 25% e çmimit të energjisë për 75 % të shqiptareve është një krim. Po goditen më të pamundurit, ata që nuk kanë asnjë mundësi ta përballojnë këtë rritje çmimi në kohe krize. I godet me këtë rritje çmimi pikërisht ai që ju premtoi para një viti uljen e çmimit të energjisë, ai që ka 6 muaj që thotë “çmimi nuk do te rritet, gënjen opozita”. Laku ju ka ardhur ne fyt shqiptareve. Rripi është shtrënguar aq shume sa po këputet. Rritja e çmimit të energjisë do ta thelloje krizën ekonomike, do ti zhysë edhe me thelle shqiptaret ne varfëri dhe papunësi. I vetëdijshëm për mashtrimin e tij kriminal, sot qe dha mandatën e kobshme ja mbathi për Prishtinë, me stilin e tij hidh gurin e fshih dorën. Por përgjegjësisë para shqiptareve nuk do mund ti ikë dot, kudo ta mbajë vrapin…”- shkruan Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: