Ajo që qarkullon prej ditësh në media është pohuar mbrëmë në “Opinion” nga lideri i PD Lulzim Basha. “Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”, kështu deklaroi Basha.

Ai u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur?

“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb