TIRANË

Gazetari Sokol Balla ka sjellë në emisionin “Pikat mbi i” në News24 disa përshtypje të tijat pas intervistës me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe mesazhet e dhëna gjatë vizitës në Shqipëri, kryesisht për opozitën.

Balla tha se Escobar ishte i qartë kur deklaroi se e priste kreun e PD-së Lulzim Basha në Uashington. Sipas Ballës Basha shkon në Uashington si një njeri që ka reflektuar.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji tha se amerikanët po ftojnë Lulzim Bashën me të mirat dhe këqijat e tij.

Sokol Balla: Bendoj që z. Escobar ishte i qartë në momentin që deklaroi në ikje e sipër ‘pres zotin Basha së shpejti në Uashington’. Unë si gazetar konfirmova atë që z. Basha më tha një javë më herët në intervistë, kur e pyeta a shkon dot në Uashingotn. Ai tha po dhe së shpejti do të kem vizitë zyrtare atje. Besoj që në politikën e Departamentit të Shtetit quhet një sukses kur një lider i cili ka pasur një qëndrim të caktuar deri dje, reflekton dhe e ndryshon qëndrimin e tij, duke pranuar dhe përgjegjësitë, sigurisht ai është një person i cili ripritet me të njëjtat privilegje që ishte dhe më herët, në emër të asaj që përfaqëson, të PD-së.  Zoti Basha besohet si kryetar i PD dhe ripritet në SHBA, në një farë mënyre i jepet OK që ai të rifutet në garën elektorale apo politike si kryeministër, madje më i barabartë se më pasi ai jep një farë garancie për interesat amerikane në Ballkan. Jo për interesat e vet zotit Basha për t’u bërë kryeministër. Zoti Basha paraqitet më në fund një element i besueshëm në SHBA.

Zheji: Nuk ka qenë asnjëherë i dyshuar se the më në fund.

Balla: Po, më në fund se ishte i dyshuar Zheji.

Zheji: Ku, tek amerikanët.

Balla: Për qëndrimet që ai ka mbajtur.

Zheji: Edit Harxhi thoshte kështu, Jozefina Topalli…

Balla: Në 2019 z. Basha mori disa vendime të rëndësishme shumë të rënda për fatet e opozitës, PD-së, për vendin dhe për fatin e tij personal dhe ai e ka pranuar dhe vetë dhe në librin e tij. Më në fund qëndrime pro amerikane. Atij i thanë mos dil nga parlamenti, mos bojkoto zgjedhjet, mos dil në rrugë. Z.Palmer doli dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit dhe tha të njëjtën gjë që po thonë sot nëse kthehet Sali Berisha. Thanë që PD mund të klasifikohet si një organizatë e caktuar politike.

Zheji: Nëse do zbrazte molotov.

Balla: Vetë partia nuk duhet t’i nxisë këto. Basha për dy vite ishte i izoluar politikisht. Z. Basha do shkojë si një person që ka reflektuar mbi gabimet e veta.

  1. Basha nëse shkon në Uashington nuk shkon si një person që nuk ka reflektuar mbi ngjarjet që nisën nga dhjetori i 2018.

Zheji: Eksperimenti politik në vetvete nuk mund të thuhet se është i keq deri sa shkohet në provën elektorale.

Balla: A ka reflektuar z. Basha apo jo?

Zheji: Nuk mendoj që amerikanët po ftojnë Lulzim Bashën si të reflektuar, si Lulzim Basha dhe kaq, me të mirat dhe këqijat e tij.

Balla: Për mua pak interes ka fati personal i Bashës apo i Berishës, mua më intereson fati i PD-së. Nëse z. Berisha do kishte tjetër qëndrim ndaj SHBA-ve, do ishte akoma kryetar i PD-së?

Zheji: Po, patjetër.

Balla: Atëherë Basha do jetë kryetar i PD-së dhe pas 11 dhjetori?

Zheji: Po patjetër.

Balla: Dhe pa mbështetjen amerikane? Ndaj Basha shkjon së bashku me reflektimin e tij.

Balla: Vendimet për “non grata” janë marrë në bazë të ligjeve amerikane. Tani presim që të veprojë drejtësia shqiptare. Ne duhet ta meritojmë që jemi pjesë e këtij realiteti të ri.

Besoj se mesazhi ishte shumë i qartë që ndëshkimet do të vazhdojnë dhe ndaj njerëzve të tjerë. Iu është kërkuar përfaqësuesve politikë që t’i mbështesin këto ndëshkime, pavarësisht ngjyrës politike që do të kenë të ndëshkuarit. 11 është komplet spekulim, lidhet me vendimin që u mor nga DASH. Emrat do të dalin shpejt dhe po i kërkohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, shqiptarëve të parët që të ndahen nga korrupsioni pavarësisht ngjyrave.

Nuk kam pasur një komunikim privat me z.Escobar, ne thjesht ramë dakord për intervistën, erdhi, dha intervistën, i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe kaq. Tani i takon drejtësisë shqiptare që të veprojë. Por sanksionet duhet t’i presin të gjithë ata që kanë qenë në pushtet nga 1991. Nëse kanë bërë vepra korruptive do përballen me sanksione.

Zheji: Intervista ishte shumë korrekte dhe e thelluar. Nuk mund të thuhet se nuk u përfaqësuan dhe berishistët në pyetje, për të dalë sa më në pah arsyet pse erdhi vendimi. Është një vlerësim. Thënë kjo, nuk ndaj 100% bindjen që është një vendim krejtësisht në lidhje me korrupsionin. Nuk mora një përgjigje unë si gazetar bindëse që pse të tjerët që janë në pushtet, apo paralel nuk janë shpallur non grata, por Berisha u shpall. Ai tha që për të grumbulluar materialet, për të bërë dosjet duhet një kohë e gjatë. Nga një anë paralajmëroi të tjerët. Për mua nuk ishte shterues. Kanë menduar që po iu nënshtrua ky presionit të drejtësisë amerikane, pjesa tjetër është më e lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb