TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria e ardhshme e drejtuar nga Partia Demokratike do të mbulojë  shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Duke shpalosur planin për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha theksoi se arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije.

“Arsimimi, dija, kultura. Shqipëria ka nevojë për një qeveri e një kryeministër të ekonomisë, Shqipëria do të ketë pas 25 prillit një qeveri e një kryeministër të ekonomisë por Shqipëria ka po kaq nevojë për një kryeministër e qeveri të dijes.

Arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije. Suksesi dhe fatin e çdo të riu, për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit. Arsimi është ajo nga e cila përfitojmë të gjithë. Përmes programit, Shqipëria fiton nga arsimi.

Ne do t’iu japim fëmijëve të kenë mundësinë të kenë programe pas-shkollore edukative dhe do t’iu ofrojmë atyre ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu do t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe larg rrugëve. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Arsimi dija, përgatitja e brezit të ri. Ne do të investojmë që çdo fëmije t’i jepet mundësi e barabartë për të pasur sukses. Familjet shqiptare po vuajnë prej kohësh dhe kjo qeveri vetëm i ka shpërfillur vuajtjet, sakrificat e tyre të dhimbshme për arsimimin e fëmijëve të Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb