Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi festën e pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane Yuri Kim nga pritja në rezidencën e saj për autoritetet më të larta të shtetit dhe kreun e opozitës.

Basha falënderon popullin dhe qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA.

Basha Twitter
Basha Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: