TIRANE – Shtatorja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, do të ngrihet në kryeqytetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka publikuar në faqen e tij zyrtare ne “Facebook” edhe një fotografi të veprës së skulptorit Idriz Balani.
“Në Tiranë do të ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugovës, vepër e skulptorit, Idriz Balani e cila do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”- shkruan Basha.
Një ditë më parë, u përkujtua në Kosovë dhe Shqipëri 9-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb