TIRANE- Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ situatën që lidhet me sistemin arsimor, ku për këtë vit disa shkolla në vend janë mbyllur.

Në videon e postuar nga lideri i opozitës banorët shprehin shqetësimin e tyre për mbylljen e shkollave, ndërsa kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit. Vet Basha sulmoi kryeminisrtin Edi Rama, ndërsa shkruan se ky i fundit ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve.


“Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, shkruan Basha në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb