Teksa Partia Demokratike prezantoi platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, në aktivitet fjalën e mori dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Ai tha se ishte me rëndësi thelbësore çlirimi i zgjedhjeve pasi, pa to nuk kanë vlerë as reformat e tjera.

Luan Rama përmendi dhe rastin e Rexhep Rrajës, djali i deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për dhunë ndaj Xhisiela Malokut, kur tha se “Basha do ta shohë në zgjedhje”.

“Krimineli Rraja nuk foli vetëm në emër të vet kur tha “do shihemi në zgjedhje”, por si zëdhënës i mazhorancës. Mazhoranca e mban si suport elektoral, dhe e patë çfarë ndodhi, në përpjekje për të mbuluar një krim, kryetari i qeverisë bëri një krim tjetër, kanosi denoncuesin,” tha Rama.

“Nga këtu fillon, pa çlirimin e zgjedhjeve, nuk kanë vlerë reformat e tjera, sepse për shkak të kriminalizimit të procesit të zgjedhjeve, fenomeni criminal është shpërdarë në të gjithë skemën e funksionimit shtetëror. Komisioni i ngritur për platformën që po diskutojmë sot, janë kërkesat tona për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Vota e çdo shqiptari do të marrë vlerën e duhur. Është e pafalshme që 27 vite pas zgjedhjeve të para pluraliste në këtë vend, ne të jemi i vetmi vend në Europë, me zgjedhje të kriminalizuara që sjellin më pas një pushtet kriminal.

Fajtori dhe krimineli kur denoncon një krim, mbrohet nga shteti, por çfarë ndodhi? Kryeministri i tha do i turremi këmba këmbës derisa të lajmë hesapet me atë horr. Kush je ti që flet kështu? Vetëm ligji mund të turret ndaj një personi. Ndërsa kryeministri jonë, i thotë policëve, hiqni kapelëve dhe merrni vota për PS,” u shpreh nënkryetari i LSI.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: