Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar qytetarë e biznese në Lezhë teksa shoqërohej nga dhjetëra mbështetës e simpatizantë.

Basha u ka bërë thirrje bizneseve mos dorëzohen, pasi kanë mbetur edhe 40 ditë dhe pas 25 prilli do të vijë ndryshimi.

Për të qytetarët duhet të bëhen bashkë, dhe më 25 prill të fitojë Lezha e Shqipëria.

 

”Mos u dorëzoni, edhe 40 ditë, do të sjellim një ndryshim për çdo familje. Ndryshim ekonomik për ju sipërmarrje, por dhe familjet.  Të gjithë bashkë që të fitoj Lezha, Shqipëria, sipërmarrja.

25 prilli është dita e ndryshimit. Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja. Është dita kur të gjithë lezhjanët me votë do ta largojnë Edi Ramën dhe do të hapin një kapitull të ri ndryshe për Lezhën ku shqiptarët do të bashkohen dhe do të bëjnë të mundur. Asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar Edi Ramën dhe këtë e di i madh dhe i vogël. Ndaj gjithë këtë entuziazëm dhe shpresë që e prek kudo, le ta kthejmë në votë më 25 prill. Mos harroni, edhe në dyert e socialistëve të zhgënjyer, vëllezërit edhe motrave tona që të bëjmë të mundur votën më të madhe, referendumin më të madh popullor për ndryshim kundër së keqes me 25 prill. Lezha fiton! Shqipëria fiton! Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje të jashtëzakonshme deri në fitoren e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me 25 prill. Fitore!

Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb