Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Mes të tjerash, kryedemokrati Basha thekson se mbështet plotësisht apelin e Bahtirit për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK.

“Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb