TIRANË

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimin që zhvilloi sot me mjekët.

Basha shkruan se më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve.

“Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi.” shkruan nder të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Bisedova sot me disa nga mjekët më të mirë të vendit rreth programit të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton shëndetësinë”. Ne kemi komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë, dhe programi ynë ka gjurmën e konsultimit tonë të vazhdueshëm me mjekët. U shpreha atyre mirënjohje për sakrificën që po bëjnë në këto ditë të vështira për vendin dhe shumicën e shqiptarëve.

Gjatë bisedës u pajtuam me faktin se shëndetësia jonë është në kolaps, se shteti e ka braktisur shëndetësinë dhe vetëm e ka penguar me mungesën e vullnetit politik për zgjidhje. Prandaj u shpreha bindjen se vënia e pacientit në qendër të sistemit, rikthimi i trajtimit dinjitoz për personelin shëndetësor me rritjen e pagave të mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve 700 euro, karta e shëndetit dhe reforma në tregun e ilaçeve, janë bazë e domosdoshme për të nisur ndryshimin në shëndetësi.

Gjithashtu ramë dakort me ta se karta e pacientit dhe sistemi i rimbursimit me bazë diagnozën, do ta bëjnë më të suksesshëm sistemin tonë shëndetësor. Në këtë mënyrë vetë institucionet e shëndetit publik do të shndërrohen në qendra të specializuara të shëndetit.

U ndamë me bindjen se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë të re. Më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve. 25 prilli është dita kur Shqipëria fiton dhe Rama humb!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb