Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në selinë e LDK ku ka takuar nënkryetarin Agim Veliu në mungesë të kryetarit Isa Mustafa.

Mustafa është prej ditësh i infektuar me COVID-19 dhe Basha i uroi atij shërim të shpejtë ndërkohë që theksoi se LDK, si parti simotër e PD, është shtyllë stabiliteti në Kosovë në investimin e saj 30- vjeçar për objektivat e saj.

”Falenderoj nënkryetarin e LDK, për pritjen e ngrohtë e vëllazërore. Përsëris urimet e mia për rekuperim sa më shpejt të Isa Mustafës. Në takimin në selinë e partisë sonë simotër, LDK, vlerësoj rolin e saj si shtyllë e stabilitetit në Kosovë për investimin 30 vjeçar për objektivat e Kosovës, anëtarësimin në NATO. Çfarë përbëjnë dhe shtabin e përbashkët të partive tona si anëtare në PPE.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb