TIRANE- Kryeopozitari Lulzim Basha në ditën e gjashtë të protestës kundër qeverisjes u premtoi studentëve mbështetje financiare kur ai të jetë në pushtet.

Nga çadra para Kryeministrisë, Basha në prani të studentëve nga e gjithë Shqipëria u premtoi atyre shfuqizim të Ligjit të Arsimit të Lartë. Nga ana tjetër Basha tha se PD ka një projekt të qartë për punësimin e të rinjve.

“Qeveria juaj e ardhshme do të jap një vit mbështetje financiare studentëve. Kjo nuk do të jetë një skemë partiake. Ky nuk është premtim fasadë, kjo është një skemë europiane dhe do e vë në funksion që në muajt e parë. Një ekonomi e fortë varet dhe nga cilësia e punëmarrësve. Ju studioni dhe bëheni gati në bazë të degëve që studioni dhe pastaj dilni në rrugë. Mendoni të ikni. Ky është fundi i një shoqëri. Kjo është e papranueshme. T’i japim kësaj fund. Të çlirojmë votën e shqiptarëve dhe të kthejmë pushtetin politik”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb