Në një intervistë ekskluzive për “News24”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama të rishikojë menjëherë buxhetin e shtetit 2020 dhe të alokojë fonde për tre sektorë kryesorë, në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Kryedemokrati tha se Rama duhet të alokojë me urgjencë fonde te shëndetësia, shtresat në nëvoje dhe ekonomia.

Më tej, ai iu bëri thirrje dhe bankave të nivelit të dytë të mos përfitojnë nga kjo situatë e pezullimit të kredive për tre muaj, por të sillen me përgjegjësi.

“Thirrja që duhet të bëj sot, dua tiu them qartë bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitetit, investitorëve, sipërmarrësve, është tasmë në dorën e tyre, ndaj iu kërkoj të sillen me përgjegjësi. Tani është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020 pa vonesa të mëtejshme. Të alokohen fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike”, tha Basha.

Pjesë nga intervista:
Basha: Kërkesat tona janë përqafuar dhe mbështetur nga biznesi. Parimet tona janë të mirëmenaxhimit, zbatueshmërisë. Duhet të jemi realist dhe të kërkojmë gjëra që nuk zbatohen. Plani ynë është plotësisht i zbatueshëm, nëse ka transparencë dhe mirëmenaxhim.

A ka një faturë finale për shëndetësinë, ëdnihmën sociale dhe ekonominë?
Varet me skenaret që do përballemi. Masat e marrë, edhe distancimi social, kanë një rol shumë të rëndësishëm. Unë shpresoj që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë. Sot unë dua të jem në mbështetje totale të këtyre masave të marra nga qeveria. Unë i kërkoj qeverisë ta shpallë sic duhet, ka një ligj për emergjencat, fatkeqësitë natyrore, edhe për regullimin. Janë gjëra që duhen trajtuar në mënyrë shtetërore.

Janë marrë shumë masa, që i mbështes, dhe përsëris thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, se bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve, por kur i kërkon qytetarëve të marin këto sakrifica ekstreme, duhet të kemi dhe masa mbështetëse për ta, për shëndeitn e tyre dhe ekonominë.

Dje kryeministri dhe Guvernatori firmosën urdhrin për shtyrjen me tre muaj të këstit të kredive … do të jetë e mjaftueshme një masë e tillë?
Është një nga masat që kemi propozuar, por nuk është e mjaftueshme. Sektori më i goditur është biznesi i vogël, me një numër shumë të madh punonjësish. Paketa jonë tenton t’i japë një frymëmarrje këtij biznesi. E rëndësishme është që bankat të vetëdijësohen, se këtë po e bëjnë për shëndetin e ekonomisë kombëtare, se pa ekonomi kombëtare nuk mund të ketë dhe benefite për bankat. Thirrja që duhet të bëj sot, dua tiu them qartë bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitetit, investitorëve, sipërmarrësve, është tasmë në dorën e tyre, ndaj iu kërkoj të sillen me përgjegjësi. Tani është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020 pa vonesa të mëtejshme. Të alokohen fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb