TIRANE- Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duket i vendosur në realizimin e vettingut në politikë. Kësaj ideje ai i ka mëshuar edhe mbrëmjen e sotme, ku përmes një video mesazhi ai tregon se cilat janë pesë rregullat kryesore për vettingun e politikanëve.

Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.

Së dyti, struktura e vettingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

Së treti,
vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb