Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një videoje të postuar në Facebook tregoi se si do të ndryshojë turizmi shqiptar me planin e demokratëve #ShqipëriaFiton.

Në një kohë që kemi një nga vendet më të bukura, shprehet Basha, të ardhurat mesatare nga turizmi dhe kohëzgjatja e sezonit turistik në vend janë më të ulëtat në rajon. Shqipëria e Ramës sipas tij, është vendi ku të rinjtë ikin dhe turistët mungojnë.

Ai premton rritje të kohëzgjatjes së sezonit turistik, investime në aftësi të reja akomoduese.

Basha u shpreh se do të heqë TVSH për turizmin deri në xhiron 120 mijë euro në vit, për bizneset me xhiro vjetore mbi 120 mijë euro do të ulët me 6%. Se do të rrisë me 15% numrin e turistëve që hynë në Shqipëri çdo vit. Se do sjellim investime të huaja dhe më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

STATUSI I BASHËS
Ne kemi vendin më të bukur në botë. Shqipëria është një perlë turistike. Rama nuk ka bërë asgjë për ta promovuar turizmin tonë gjatë 8 viteve dështime. Ne do të sjellim ndryshim, ne do të përmirësojmë cilësinë e turizmit dhe do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. #SHQIPERIAFITON

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: