Kryedemokrati Lulzim Basha, tha se SPAK ka momentin për të shpërblyer besimin e madh që pritet për të. Ai tha se me vendimet që do të marrë dhe punën e bërë do të tregojë besimin e dhënë nga partnerët ndërkombëtarë.

“SPAK-u meriton 0 besim. Është deri tani harxhimi më i madh i kredive të aleatëve dhe partnerëve të shqiptarët. E quajta në kuvend SPAK qilim kuqi. Por me këtë akt SPAK-ut po i japim një shans për të dhënë besim. Të bëjnë punën që paguhen, ruhen. Po i japim një shans që të ngrihen në lartësinë e detyrës që i është besuar. Ndryshe nga përrallat e Edi Ramës, ne jo vetëm nuk i trembemi institucioneve në drejtësi, por duhet të investohemi”, tha Basha.

Basha foli më tej për “llumin” e Partisë Demokratike, fjalë kjo e artikuluar prej tij gjatë prononcimeve për media. Ai nuk tregoi emra konkretë, por tha se ish-ministra dhe funksionarë të lartë të PD, kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për t’u pasuruar personalisht.

Flisni me emra konkretë për llumin, apo jemi ne të medias?

Lulzim Basha: E dini dhe ju të medias, pronarët tuaj, shikoni kush është graduar, pasuruar pasi kemi dalë nga pushteti dhe kemi qenë në Opozitë. I njohin demokratët ua dinë bëmat ua dinë dhe pazaret, kështu që mendoj se komentet e mia janë të tepërta. Jam i bindur që do të ketë socialistë të ndershëm dhe në nivelin e atyre me pushtet që do ta mbështesin këtë. Ka nga të dyja anët politikanë që i tremben pastrimit të politikës. Është shteruar, edhe sot nga Rushaj. Nuk ka vakum kushtetues, Vettingu vazhdon, nuk ndalet e parashikon Kushtetuta. Mundësisht tua sqaroni sa më mirë shqiptarëve. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandateve të 14 personave që kanë pasur katër vite kohë. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këta njerëz, si ka ecur procesi, çfarë kanë bërë, a kanë pasur presion, duhet vendosur cila është më e mira përballë reformës në drejtësi. Çdo vendim i yni është më i miri për shqiptarët.

A do të jenë SHBA për këtë marrëveshjen e amendamenteve?

Lulzim Basha: SHBA-të që na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira, nuk do të jenë indiferente por do të përpiqen të na ndihmojnë edhe në këtë sfidë. Ambienti është mbushur me thashathemllaja, e keq perceptime sikur PD është amulli amorfe, ku ca thotë njëri në mëngjes do të bëhet. PD ka rregulla të qarta. PD kurrë nuk ka pasur hapësirën demokratike që gëzon jo vetëm me statut dhe akte konkrete. Është në proces përmirësimi të vazhdueshëm, por s’ka hapësirë për keqkuptime dhe institucione paralele. PD është dhe do të mbetet një dhe 1 e vetme.

Ndryshimet kushtetuese?

Lulzim Basha: Kushtetuta është 1. Kushtetuta do të bëjë çdo ndryshim. Një gjë që mos të kemi keqkuptime. Pa pikë diskutimi që komisioni i reformës zgjedhore duhet të jetë i hapur dhe do të jetë i hapur të diskutojë çdo ndryshim, edhe ndryshime të sistemit nëse i vlen shqiptarëve. Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese është për të zhbërë ndryshimet të një anshme të 30 korrikut.

Si do e pengoni mbledhjen e kuvendit kombëtar?

Lulzim Basha: As paranteza e as informacioni nuk është i saktë, kur t’i keni të sakta do të merrni një përgjigje të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb