Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se turizmi është një sektor i goditur dy herë, edhe nga tërmeti edhe nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, prandja qeveria duhet ta kishte përfshirë në paketën e ndihmës.

“Është hequr një paralele e dhimbshme, se turizmi u godit edhe nga tërmeti. Familjet dhe bizneset që kanë humbur cdo gjë sot janë dyfish në vështirësi, shteti nuk iu dha asnjë ndihmë. Miliarda euro shkojnë për tendera e koncensione pa vlerë në një kohë që duhet të shkojnë për turizmin, fasonët. Edhe turizmi duhet mbështetur që në këtë moment, rrezikon të shembet e të marrë me vete qindra vende pune”,- tha kryedemokrati.

Edhe zhvlerësimin e lekut kryedemokrati e pa si një lajm të keq. “Është në vazhdën e rritjes së rrezikut për ekonominë shqiptare, kërkohet veprim menjëhershëm i duhet dhënë fund propagandës”,- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb