Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili është po ashtu anëtar i grupimit të Sali Berishës, me anë të një postimi në Facebook ka ka analizuar vendimin e gjykatës së Apelit, që ia la në dorë vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Shehu shkroi se është krejt normale që Berisha doli me koalicion me partitë opozitare, që sipas tij është fenomen normal.

Ai shtoi se Basha, i cili u dorëhoq nga të qenit kryetar i PD nuk mund të delegojë Alibeajn për t’u regjistruar në zgjedhje. Shehu shkroi më tutje se kryetar i PD-së është Sali Berisha dhe se koalicioni është zgjidhje legale dhe partiake.

“Edhe Lom Bylyri mund te thote jam une PD…
Ky eshte Alibeja!

“Ai nuk ka regjistruar asgjë, vetëm ka dorëzuar disa letra (Alibeaj). Regjistrim është bërë dje në KQZ nga PD, me kryetar Sali Berishën. Kush është Alibeaj?! Kush e ka zgjedhur?! Basha ka dhënë dorëheqje publikisht dhe nuk ka paraqitur asnjë dokument. Këtu kemi një sallatë ruse. Vendimi i gjykatës e ka kthyer për rigjykim, nuk është shprehur. Çështja është e hapur. Ju më thoni se Basha ka caktuar Alibeajn? Ai ka dhënë dorëheqje publikisht, por s’ka paraqitur asnjë dokumentacion në gjykatë. Ai ngarkon Alibeajn që të merret me zgjedhjet. Por si e ngarkon? Si kryetar i dorëhequr? Basha asgjë nuk është, as Alibeaj. Këtu kemi një komedi. Dokumentacioni i plotë është në PD, që ka selinë e vetë dhe kryetar Berishën. Nuk e njoh Alibeajn, ai është patericë e Ramës. Kjo është e sigurt. Ashtu si Basha që nuk është asgjë. Do dalim në zgjedhje me një koalicion, këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme, por kemi dalë dhe herë të tjera. Koalicioni ka siglën e tij. Ne historikisht, nuk është e çuditshme, PD në zgjedhjet lokale ka dalë me koalicion. Disa gjëra janë futur në një spirale të parregullt. Do kërkohet të zgjidhen me veprime ligjore, e para duke apeluar. Nuk është gjykatësi që vendos se kush është PD. Isha i bindur se do të ndodhte këtu, se Rama përmes patericave të tij, do të mbajë në një gjendje amullie opozitën. Kjo do kalohet me elementin legal që është koalicioni dhe apelimi. Rezultati në zgjedhje do të jetë i mirë disi. Në qarkun e Gjirokastrës paraqitemi mjaft mirë. Kemi unison të anëtarëve të PD-së, përveç dy-tre vetave. Ndaj i ftoj miqësisht që të jemi bashkë”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: