Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dërgon një mesazhi urimi kreut të ri të CDU Gjermane, Armin Laschet, që do të zëvendësojë Kancelaren Angela Merkel pas 16 vitesh në krye të kësaj partie.
Basha shkruan në “Twitter” se PD dhe ai personalisht presin të vijojnë punën me CDU për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.
Dear @ArminLaschet congratulations for your election as @CDU chairman. Lots of success in leading our CDU sister party to victory in the next elections. I and @pdshqiperi look forward to continue working closely together to advance Albania’s EU integration. #cdupt21 @EPP 🇦🇱🇩🇪🇪🇺
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 16, 2021
(BalkanWeb)