TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot festën e Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët, ndërsa shpreson që e nesërmja të jetë më e mirë se e djeshmja. Urimin e tij, të përcjellë nëpërmjet profilit në Facebook, Basha e ka shoqëruar edhe me një foto të Tiranës, ku nuk mungon atmosfera festive.

“Të dashur miq, besimtarë të krishterë, besimtarë të Zotit, Gëzuar Krishtlindjen këtë festë të dashurisë, shpresës dhe besimit. Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve dhe çdo shqiptari që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb